Republika e Kosoves

Gllogoc

Më datën 7 Prill, përkujtohen tre dëshmorët, Xhevat e Bedri Demaku dhe Imer Shala

2021/04/06 - 4:01

Më datën 7 Prill, përkujtohen tre dëshmorët, Xhevat e Bedri Demaku dhe Imer Shala

Më rastin e shënimit të 22 vjetorit të rënies së dëshmorëve Xhevat e Bedri Demaku dhe Imer Shala, kryetar i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me kabinetin e tij, nesër (07.04.2021) në ora 11:00 do të bëjnë homazhe pranë varrezave të Dëshmorëve ne fshatin Abri dhe do të vendosen buqeta me lule të freskëta.

Homazhet do të behën në përputhje me vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me masat e reja Anti Covid.

Lavdi gjithë dëshmorëve!