Nënkryetari i Komunës së Drenasit merr titullin Doktor Shkence në Pragë
2023/01/18 - 4:11
Nënkryetari i Komunës së Drenasit merr titullin Doktor Shkence në Pragë
Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala ka marrë titullin Doktor Shkence duke e mbrojtur me sukses temën e doktoratës në Universitetin e Karlit, në Fakultetin e Arteve në Pragë, Çeki.
Shala ishte studenti i vetëm nga Kosova në këtë fakultet dhe është munduar të jap maksimumin në temë, të jetë sa më pozitiv me kolegët dhe të përfaqësojë Kosovën në dritën sa më të mirë dhe lehtësimin e qasjes për studentët tanë të ardhshëm.
Ai ka falënderuar familjen e tij, kryetarin Ramiz Lladrovci, kolegët në komunë për mirëkuptimin dhe përkrahjen e ofruar gjatë këtyre viteve.
Postimi i nënkryetarit Shala:
Të nderuar miq e dashamirë,
Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sot, më 17 janar 2023, mbrojta me sukses temën e doktoratës në Universitetin e Karlit, në Fakultetin e Arteve në Pragë, Çeki, dhe mora titullin Doktor Shkence.
Me këtë rast, dua ta falënderoj përzemërsisht mentoren time Marta Chromá, dhe të gjithë anëtarët e komisionit që vlerësuan maksimalisht disertacionin tim.
Duke qenë studenti i vetëm nga Kosova në këtë fakultet, jam munduar të jap maksimumin në temë, të jem sa më pozitiv me kolegët dhe të përfaqësoj Kosovën në dritën sa më të mirë dhe lehtësimin e qasjes për studentët tanë të ardhshëm.
Besoj që ketë ia kam arritur.
Shumë falënderime për të intervistuarit nga ana ime, vendorë e të huaj, për kohën e sinqeritetin e tyre gjatë intervistave cilësore në të cilat ndanë përvojat e opinionet e tyre.
Një falënderim të veçantë shpreh për familjen time të ngushtë e të gjerë, për kryetarin Lladrovci e kolegët në Komunë, për mirëkuptimin dhe përkrahjen e ofruar gjatë këtyre viteve. Faleminderit!