Republika e Kosoves

Gllogoc

Nj o f t i m

2018/10/30 - 11:12

Komuna e Drenasit përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, ju njofton se të gjitha instititucionet publike të komunës sonë, duke filluar nga Komuna, Gjykata, Kryqi Kuq, Stacioni Policor, PTK, Bashkësia Islame, Q.P. “Ardhmëria” dhe pesë shkollat pilot projekte, SH.M.L. “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, SH.M.P. “Fehmi Lladrovci”, SH.F.M.U. “Rasim Kiqina”, SH.F.M.U. “Ali Gashi” dhe SH.F.M.U. “Halim Bajraktari”, janë duke vazhduar ndarjen e mbeturinave të riciklueshme në burim, në shporta 240 litërshe. Ndarja e tyre rezulton në minimizimin e sasisë së mbeturinave në deponimin e tyre.

Grumbullimi i mbeturinave të riciklueshme tashmë është duke u bërë nga KRM “Pastrimi” në itinerar të caktuar.

Grumbullimi i mbeturinave të riciklueshëm në pikat e kontejnerëve 1.1 m3 të qytetit është:
E martë 09:00-11:00 dhe e premte 09:00-11:00.

Ndërsa në institucionet e lartpërmendura ka filluar një herë në javë, konkretisht ditën e premte, gjatë ditës.

Andaj lusim të gjithë qytetarët e komunës sonë si dhe institucionet të kontribuojnë në ndarjen e mbeturinave të riciklueshme: letër, plastikë dhe alumin-metal, për ruajtjen e mjedisit të pastër.