2018/07/05 - 4:05
NJOFTIM
Për të gjitha kompanitë ndërtimore apo pronarët e objekteve kolektive të banimit, në Komunën e Drenasit, që të sjellin kontratat e njësive banesore apo lokaleve afariste, të cilat nuk janë të regjistruara në Zyrën e Tatimit në Pronë, pranë Komunës së Drenasit.
Në bazë të Ligjit nr. 03/L-204 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, neni 10,pika 1,2,3 dhe nenit 24 për Regjistrimin e Pronave të Paluajtshme, si dhe UA nr.03/2011, udhëzimit administrativ për Mbledhjen dhe Regjistrimin e Informatave për Pronën dhe Tatimpaguesin.
Prandaj, i njoftojmë të gjitha ato kompani ndërtimore apo pronarë të cilën nuk i kanë të kryera obligimet ndaj Zyrës së Tatimit në Pronë, që të sjellin dokumentet për objektet e tyre apo kontratat, për regjistrimin e objekteve të tyre, ashtu si janë të obliguar më ligj, më së largu deri më 20.07.2018.
Përndryshe do të pasojnë masat e detyrueshme konform Ligjit dhe UA-ve të cilat janë fuqi si vijon: Në bazë të Ligjit nr. 03/L-204 për tatimin në pronën e paluajtshme, neni 10,pika 1,2,3 dhe nenit 24 për Regjistrimin e Pronave të Paluajtshme, si dhe UA nr.03/2011, udhëzimit administrativ për Mbledhjen dhe Regjistrimin e Informatave për Pronën dhe Tatimpaguesin.
Drenas, 05 korrik 2018