Republika e Kosoves

Gllogoc

Njoftim

2018/12/03 - 5:06

Komuna e Drenasit, Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport- Sektori i Sportit do të bëjë zgjedhjen e sportistëve të dalluar për vitin 2018.
 
Propozimet bëhen për:
– Sportistin;
– Trajnerin;
– Gjyqtarin;
– Shpresën e vitit
Gjithashtu do të ndahen edhe çmimet:
– Klubi më i suksesshëm i vitit;
– Veterani i vitit;
– Punëtori sportiv i vitit;
 
 
Propozimet për zgjedhjen e sportistëve më të mirë duhet të bëhen ekskluzivisht nëpërmjet klubeve sportive.
 
Gjatë propozimit për lauratët duhet në mënyrë të qartë të përshkruhet aktiviteti i secilit sportist dhe të specifikohen të gjitha garat ekipore dhe individuale në të cilat ka garuar sportisti dhe suksesin të cilin e ka arritur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar gjatë vitit 2018.
 
Propozimet duhet të dorëzohen në Sektorin e Sportit nga data 03 dhjetor deri më 14 dhjetor 2018.
 
Zgjedhja e më të mirëve do të bëhet nga komisioni i përbërë prej anëtarëve për zgjedhje të sportistit të vitit.
 
Ndërsa për ditën dhe vendin e mbajtjes së takimit për zgjedhjen e sportistëve më të mirë do të njoftoheni me kohë.