Republika e Kosoves

Gllogoc

Njoftim/Ftesë

2022/09/23 - 2:46

Njoftim/Ftesë

Për herë të parë në Kosovë AQH me financimin e Agjencisë zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) organizon në Drenas Karvanin Shëndetësor të quajtur “PërSHËNDETje”.

I lusim të gjithë banorët e komunës së Drenasit pa dallim moshe dhe gjinie që me datën 28.09.2022 (e mërkure) në sheshin “Fehmi Lladrovci”, duke filluar prej orës 11:00-14:00 të marrin pjesë në fushatën “PërSHËNDETje”, ku do të ofrohen informata mjaft të rëndësishme mbi shëndetin sikurse është; aktiviteti fizik, duhani, alkooli, mbipesha dhe ushqyeshmëria.

Në njërën nga tendat do të jenë edhe profesionistët shëndetësor të cilët do të ofrojnë edhe shërbime profesionale. Krejt në fund ofrohet edhe ushqim dhe pije falas. Përveç këtyre në një kënd të veçantë të hapësirës për më te vegjlit do të kujdest Palaqo.

Kjo fushatë zbatohet nga KOPF (Kosova Population Foundation).

Ju mirëpresim!

Me respekt,