Republika e Kosoves

Gllogoc

Njoftim për Bizneset në Fushën e Menaxhimit të Financave.

2021/01/14 - 12:27

Njoftim për Bizneset në Fushën e Menaxhimit të Financave.

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik njofton bizneset e Komunës se Drenasit se MZHR dhe BERZH kanë publikuar thirrjen për trajnime online për biznese në fushën e menaxhimit të financave

Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me datë 12 Janar 2020, kanë lansuar Thirrjen për bizneset e interesuara që të marrin pjesë në trajnime online për biznese në fushën e menaxhimit të financave.

Aplikimi i bizneseve për pjesëmarrje në këto trajnime, fillon nga datë 12 dhe zgjatë deri me datë 16 Janar 2021. Materialet e trajnimit janë ne gjuhën shqipe dhe të gjitha detaje tjera, janë të sqaruara në Thirrjen për aplikim të publikuar në ueb të MZHR-së dhe në faqen e BERZH-it në fcb:

https://www.facebook.com/EBRD.Small.Business.Support.Kosova

Pjesëmarrësit të cilët i ndjekin me sukses trajnimet, do të pajisen me Certifikatë të lëshuar nga MZHR dhe BERZH.

Për çdo informacion shtesë, ju lutëm të drejtoheni tek Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Drenasit.