2021/12/31 - 3:45
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik, njofton të gjitha subjektet biznesore (barnatoret), se DZHE ka hartuar orarin për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës për ditët e punës, të dielave dhe festave zyrtare, për subjektet afariste që janë furnizues të përditshëm për qytetarët me barëra.
Në bazë nenit 62, paragrafi 62.3 të ligjit Nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, neni 40 të Ligjit për Trageti të Brendshme nr.2004/18, Rregullores Komunale nr.12-313-5137 për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës, për ditët e punës si dhe të dielave dhe festave, nenit 1 të Vendimit nr.12-313-5709 të datës 31.01.2019, si dhe duke u bazuar në memorandumin e mirëkuptimit në mes të barnatoreve private për mbarëvajtjen e shërbimeve ndaj qytetarëve të Komunës së Drenasit, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik i Komunës së Drenasit ka hartuar Aktvendimet së bashku me orarin e punës së barnatoreve të cilat operojnë në Qendër në Drenas dhe Qendër në Komoran.
Në bashkëngjitje të këtij njoftimi, të publikuar në ueb faqen zyrtare gjeni aktvendimin dhe orarin e punës për barnatoret që operojnë në Drenas e Komoran, i njëjti aktvendim dhe orari i punës i është përcjellë secilit biznes (barnatore); https://kk.rks-gov.net/gllogoc/category/shpalljet/