Republika e Kosoves

Gllogoc

Njoftim për konsultim publik

2024/05/31 - 2:24

Njoftim për konsultim publik

 

Duke u bazuar ne Ligjin Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), 01 Nr.110-6904 dhe Nenit 19 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.04/2023 për Administratë të Hapur në Komunë, Komuna e Drenasit/Gllogocit lëshon këtë:

 

N J O F T I M   P U B L I K

Lidhur me organizimin e konsultimit publik me qytetarë për Draft –Strategjinë për Zhvillimin dhe Fuqizimin e të rinjve 2024-2029:

Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga data 31.05.2024 deri me datën 18.06.2024, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet me datë 13.06.2024 në Sallën e Kuvendit të Komunës duke filluar nga ora 10:00.

Komentet dhe sugjerimet tuaja, mund t’i dërgoni deri më datë 18.06.2024 në ora 16:00 në këto adresa; enkela.dema@rks-gov.net dhe komuna.drenas@rks-gov.net

Për më shumë detaje në lidhje me Draft –Strategjinë për Zhvillimin dhe Fuqizimin e të rinjve 2024-2029 vizitoni vegezat e mëposhtme ku është publikuar ky draft dokument;

Ueb faqja zyrtare e Komunës në rubrikën Konsultimet Publike, në këtë link:

https://kk.rks-gov.net/gllogoc/category/konsultimet-publike-al/

Platforma për Konsultime Publike:

https://konsultimet.rks-gov.net/meetingsList.php

Rrjetin social të Facebook:

https://www.facebook.com/komunadrenas