Republika e Kosoves

Gllogoc

Njoftim për konsultim publik për Draft-Rregulloren për Menxhimin e Mbeturinave

2023/01/11 - 2:59

Njoftim për konsultim publik për Drat-Rregulloren për Menxhimin e Mbeturinave
Komuna e Drenasit, përmes grupit punues për hartimin e Draft-Rregullore Nr.01/2023 për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Gllogocit (Drenasit), duke u bazuar në Ligjin Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), 01 Nr.110-6904 dhe Nenit 6 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, Komuna e Drenasit/Gllogocit lëshon këtë:
NJOFTIM PUBLIK
Lidhur me organizimin e konsultimit publik me qytetarë për Draft-Rregullore Nr.01/2023 për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Gllogocit (Drenasit)
Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga data 11.01.2023 deri më datën 26.01.2023, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet me datën 27.01.2023 në Sallën e Kuvendit të Komunës duke filluar nga ora 11:00.
Komentet dhe sugjerimet e juaja, mund t’i dërgoni deri më datën 26.01.2023 në ora 16:00 ne këto adresa; lumnije.o.krapi@rks-gov.net dhe komuna.drenas@rks-gov.net
Për më shumë detaje për Draft-Rregullore Nr.01/2023 për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Gllogocit (Drenasit), mund t’i vizitoni vegëzat e mëposhtme ku është publikuar ky draft dokument;
Ueb faqja zyrtare e Komunës në rubrikën Konsultimet Publike, ne këtë link:
https://kk.rks-gov.net/…/category/konsultimet-publike-al/
Platforma për Konsultime Publike:
https://konsultimet.rks-gov.net/consultationsList.php
Rrjetin social të Facebook:
https://www.facebook.com/komunadrenas