Republika e Kosoves

Gllogovc

NJOFTIM PËR QYTETARË

2019/05/17 - 3:55

Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit se Komuna ka vendosur që të dielën të bëhet transmetimi i ndeshjes kampionale që do të luhet në mes të KF “Feronikeli” dhe KF “Prishtina” në ambient hapur për qytetarët në sheshin “Fehmi Lladrovci” duke ofruar 1000 ulëse për të interesuarit duke filluar nga ora 15:30.

Kjo bëhet për arsye që stadiumi “Rexhep Rexhepi” nuk mund t’i plotësojë kërkesat e shumta të shikuesve për shkak të kapaciteteve aktuale që ka.