Republika e Kosoves

Gllogoc

Njoftim për qytetarët

2019/02/07 - 4:27

Njoftim për qytetarët

Komuna e Drenasit njofton të gjithë qytetarët se me datën 08.02.2019, e premte duke filluar nga ora 12:00 deri në ora 13:30, rruga “Ajet Rrukiqi” nga shkolla e mesme e Gjimnazit “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”  dhe rruga “Ilaz Kodra” nga rrethi deri tek Komuna, do të jetë e bllokuar për automjete, ndaj me mirëkuptim kërkojmë nga qytetarët qe gjatë kësaj kohe të bllokimit të rrugëve, të përdorin alternativa të tjera të rrugëve.

Arsyeja e bllokimit të këtyre rrugëve behët me qëllim të zhvillimit të protestës së paralajmëruar për ditën e premte (08.02.2019) e cila është thirrur nga shoqëria civile lidhur me rastin e fundit të dyshimit për abuzim seksual nga polici dhe profesori ndaj të miturës.

Në foto gjeni edhe hartën e rrugëve të cilat do të bllokohen për zhvillimin e protestës.

Ju faleminderit për mirëkuptim!