Republika e Kosoves

Gllogoc

Njoftim për subvencionimin me mjete financiare për ndërmarrjet e mesme, të vogla dhe të mëdha me pronësi te grave ndërmarrëse

2020/09/21 - 11:42

Njoftim për subvencionimin me mjete financiare për ndërmarrjet e mesme, të vogla dhe të mëdha me pronësi te grave ndërmarrëse

Të nderuar qytetarë të Komunë së Drenasit, për shkak të pamundësisë së mbajtjes së sesioneve informuese për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia globale e covid-19, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, njofton të gjitha bizneset e interesuara që të aplikojnë në subvencionimin që ofrohen nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht KIESA.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), me qëllim të fuqizimit të bizneseve me pronësi apo me bashkëpronësi (se paku 50%) të grave ndërmarrëse ka shpallur thirrjen publike për subvencionim të NVM-ve me pronësi të grave ndërmarrëse.

Në kuadër të kësaj MTI/KIESA do të mbështes me subvencionim me mjete financiare ndërmarrjet e tilla, nga 10 mijë deri në 30 mijë euro.

Detajet për aplikim i gjeni në ueb faqen e KIESA-s në linkun: http://kiesa.rks-gov.net/page.aspx?id=1,134,473

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 02.10.2020 në orën 16:00.

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë – KIESA, është agjenci ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe është përgjegjëse për mbrojtjen dhe promovimin e investimeve, eksportit, mbështet zbatimin e politikave dhe programeve publike në fushën e zhvillimit të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme dhe zhvillon politika lidhur me themelimin dhe zhvillimin e zonave ekonomike.

Për çdo informacion shtesë, ju lutëm të drejtoheni tek Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Drenasit.