2023/03/15 - 4:55
Nxënësit e shkollës “Zenel Hajdini” trajnohen për sigurinë në rrugë
Policia e Kosovës, në bashkëpunim më Drejtorinë Komunale të Arsimit, përkatësisht me psikologun e kësaj drejtorie, Hazir Elshani, kanë vazhduar ligjetatat me nxënës të shkollave fillore, për t’i vetëdijesuar për rrezikun në komunikacion.
Të mërkurën, në shkollën fillore të mesme të ulët “Zenel Hajdini” në Tërstenik me nxënës të klasave 7, 8 dhe 9 është mbajtu ligjërata me karakter vetëdijësues, ku temë e ligjëratës ka qenë siguria rrugore si një e drejtë dhe përgjegjësi për të gjithë.
Ligjëratën e kanë mbajtur policia e Drenasit së bashku me psikologun e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Hazir Elshani.
Ligjëratat me karakter vetëdijësues për sigurinë rrugore do të vazhdoj të mbahet në shkollat tjera, ku rruga është rrezik për nxënësit.