Republika e Kosoves

Gllogoc

Pamje pas vërshimeve, Kryetari Lladrovci: Angazhimi ynë për sanimin e gjendjes po vazhdon!

2021/01/13 - 9:40

Pamje pas vërshimeve, Kryetari Lladrovci: Angazhimi ynë për sanimin e gjendjes po vazhdon!
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim, Qendren Operative Emergjente, FSK-në, Policinë, zjarrfikësit, dhe gjithë akterët e tjetër që bashkë po angazhohen për tejkalimin e situatës së renduar pas reshjeve.
Kryetari Lladrovci ka theksuar se angazhimi për sanimin e gjendjes po vazhdon.
Me poshtë postimi i plotë i kryetarit Lladrovci:
Ka disa ditë që komuna jonë është duke u ballafaquar me vërshime. Falënderoj qytetarët për bashkëpunim, Qendrën Operative Emergjente, FSK-në, Policinë, zjarrfikësit, administratën e komunës së Drenasit dhe institucionet qendrore që u gjenden pranë nesh në këto ditë të rënda për komunën.
Në disa vende, tashmë, uji është tërhequr, siç shihet në videon dhe fotot e Albert Sinanit, të realizuara enkas për gjendjen në terren dhe nivelit të ujit në komunën tonë.
Faleminderit për bashkëpunim, angazhimi ynë për sanimin e gjendjes vazhdon!