Republika e Kosoves

Gllogoc

Pas reshjeve të shiut dhe borës të gjitha rrugët janë të kalueshme

2022/01/10 - 11:06

Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, ju njoftojmë se pas të reshurave të shiut e borës të gjitha rrugët janë të kalueshme, pa vështirësi të mëdha, por kërkojmë nga ana juaj të keni kujdes në ngasje dhe të shmangni daljet e panevojshme.
Ekipet e nevojshme kanë dalur në teren dhe po e kryejnë punën e tyre me largimin e borës dhe vendosjen e kripës që nga orët e hershme të mëngjesit, duke mundësuar lëvizje të lirë të qytetarëve.
Ndërsa rrugët regjionale, sikur ajo Komoran- Drenas- Skenderaj dhe të gjitha rrugët tjera regjionale e ato rajonale, mirëmbajtja e tyre është në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës.
Ju faleminderit për mirëkuptim!