Republika e Kosoves

Gllogoc

Përkujtohen dëshmorët Xhevat e Bedri Demaku dhe Imer Shala

2021/04/07 - 1:26

Përkujtohen dëshmorët Xhevat e Bedri Demaku dhe Imer Shala

Më rastin e shënimit të 22 vjetorit të rënies së dëshmorëve Xhevat Demaku, Bedri Demaku dhe Imer Shala, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me kabinetin e tij, Gjeneral Xhevahir Gecin, pjesëtarët e FSK-së, familjarët e dëshmorëve, veteranët e UÇK-së dhe qytetarë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta pranë vendit ku prehen dëshmorët në varrezat e dëshmorëve në Abri.

Kryetari Lladrovci gjatë homazheve theksoi se jeta dhe vepra e tyre heroike, është dhe do të jetë mesazh për brezat e tashëm dhe ata që do të vinë se sa e çmuar është liria dhe sa duhet atdheu. Sakrifica e tyre, është pjesa më e ndritur e historisë tonë, të cilën ne e kujtomë me nderim të thellë e të sinqertë, ashtu siç kujtojmë brezat e tërë që u sakrifikuan për lirinë tonë.

“Sot, u përkulem me nderim, para jetës dhe veprës së tyre atdhetare, e cila mbetet udhëzuese për punën tonë të çdo ditshme, përkushtimin dhe angazhimin për fuqizimin e shtetit, zbatimin e ligjit dhe barazisë para ligjit. I përhershëm është kujtimi për dëshmorët Xhevat Demaku, Bedri Demaku dhe Imer Shala”, ka thënë kryetari Lladrovci.

 

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!