Republika e Kosoves

Gllogoc

Përkujtohen Imer Alushani, Sylë Morina dhe Nazmi Gashi

2020/07/26 - 10:54

Sot 22 vite më parë, më 26.07.1998, në altarin e lirisë ra heroi i kombit, Imer Muharrem Alushani, nga Komorani. Heroi, të cilin shokët e luftës e thërrisnin “Vogëlushi”, një jetë të tërë që nga rinia e hershme, i kushtoi përpjekjeve dhe luftës për liri. Gatishmëria, qëndresa dhe trimëria e tij e bëjnë atë hero emblematik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pandemia e cila ka mbërthyer botën, ka ndikuar edhe në zhvillimin e aktiviteteve komunale për homazhe e përkujtim të heronjëve, dëshmorëve e martirëve. Pandemia ndikoi edhe në realizimin e zotimit të kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, për skalitjen e shtatores së heroit Imer Alushani këtë përvjetor. Kryetari Lladrovci zotohet se shtatorja do të skalitet dhe vendoset në një datë të rëndësishme.

Dita e sotme 26.07.2020, shënon 22-vjetorin e rënies së Sylë Jakup Morinës nga Gjergjaj dhe Nazmi Ramadan Gashit nga Komorani. Të dy dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bashkë me pesë bashkëluftëtarë ranë heroikisht duke luftuar me armikun, përderisa po ktheheshin nga Shqipëria ku ishin furnizuar me armë.

Lavdi të rënëve për liri!