Republika e Kosoves

Gllogoc

Përkujtohet 24 vjetorit i rënies së heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci dhe dëshmorëve të tjerë

2022/09/22 - 4:20

Përkujtohet 24 vjetorit i rënies së heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci dhe dëshmorëve të tjerë

 

Sot janë bërë 24 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci, bashkëshortes së tij, heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci dhe dëshmorëve, Behxhet Karaxha, Milazim Karaxha, Hamit Lladrovci, Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka.

 

Për të nderuar të rënët në këtë ditë, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me stafin e tij, kryetarin Memli Krasniqi, deputetë të Parlamentit të Kosovës, asamblistë të Kuvendit Komunal të Drenasit, ish- ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandant të asaj ushtrie të lavdishme, përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta, qytetarë të ndryshëm kanë bërë homazhe ne sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenasi si dhe në varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta.

 

Fillimisht, homazhe dhe vendosje me buqeta të luleve, janë bërë pranë shtatoreve të Fehmi e Xhevë Lladrovci, Shaban, Hamëz e Adem Jashari, Rasim Kiqina, Bedri Shala, Ilaz Kodra e Hafir Shala, pastaj homazhet kanë vazhduar në varrezat e dëshmorëve në fshatin Gllanasellë.

 

Kryetari Lladrovci ka kujtuar luftën heroike të gjithë dëshmorëve dhe sakrificën e tyre, duke shtuar se vetëm me punë të mira dërgohet amaneti i tyre atu ku duhet.​