Republika e Kosoves

Gllogoc

Përkujtohet përvjetori i vdekjes së Shaban Shalës

2022/01/05 - 4:38

Me rastin e 10 vjetorit të ndarjes fizike të Heroit të Republikës së Kosovës, Gjeneral Major Shaban Shala, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtor bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani, Prishtinë, me ç’rast vendosen buqeta lulesh.
Ne nderim të jetës dhe veprës së Heroit të Kosovës, Gjeneral Major Shaban Shala, homazhe bënë familjet e dëshmorëve të Komunës së Drenasit dhe personalitete të ndryshme të Republikës së Kosovës.