Republika e Kosoves

Gllogoc

Përurohet renovimi i shtëpisë së Bajram Malokut nga Polluzha

2018/11/01 - 5:41

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Gani Sylaj ka marrë pjesë në përurimin e renovimit të shtëpisë së Bajram Malokut nga Polluzha, të renovuar nga donatorë të ndryshëm, bashkatdhetarë tanë dhe individë.

Me këtë rast Nënkryetari Sylaj ka falenderuar donatorët të cilët kanë ndihmuar këtë familje, e cila ka jetuar në kushte të rënda sociale dhe ato të banimit.

Renovimi i shtëpisë është bërë me inciativën e Fatmir Baliu nga fshati Shtuticë e Komunës së Drenasit, së bashku me shokët e tij, si: Nexhmedin Krasniqi, Halim Thaqi, Sadik Geci, Driton Zhegrova, Betim Leka, Nystret Nimani, Bekim Kerolli, Avni Gashi, Isni Baliu, Kushtrim Bytyqi, Bledi Metal nga Ferizaj, Naxhie Meha, Beka Dekor nga Drenasi, Doni Term nga Drenasi, NTP “Etika” nga Suhareka, Restaurant “Dijamant” Drenas, Mobileria “Aulona”, Ali Berisha dhe Mobileria Idrizi.

Përndryshe Bajram Maloku jetonte në gjendje të rëndë sociale-ekonomike, me dy fëmijë dhe dy motrat e tij.