Republika e Kosoves

Gllogoc

Prezantohet udhëzuesi për modernizimin e serrave

2020/07/22 - 4:35

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci dhe Arbërije Gllareva u.d. Drejtoreshë e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Drenasit pritën në takim këshilltaren e Crimson Capital Fund znj. Bernardina Krasniqi.

Me këtë rast znj. Krasniqi bëri prezantimin e Udhëzuesit për modernizimin e serrave ne Kosovë i dizajnuar nga Projekti “Përmirësimi i efiçiencës së energjisë dhe burimeve në
kultivimin e serrave në Kosovë”, financuar nga USAID-i dhe implementuar nga Crimson Capital Fund.

Udhëzuesi ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së fermerëve lidhur me ndikimin e teknologjive të reja në përmirësimin e cilësisë së produkteve, uljes së shpenzimeve dhe rritjes së fitimit nga serrat.

Më shumë informacione mund të gjeni në:

Udhëzuesit për modernizimin e serrave