Republika e Kosoves

Gllogoc

Reagim

2018/07/09 - 2:02

Komuna e Drenasit reagon ndaj artikullit të Drenicasot, të publikuar më 8.7.2018, me titull “Djali i Ramiz Lladrovcit hyn në politikë, por i humb zgjedhjet”.

 

Artikulli përmban të pa vërteta dhe gjysmë të vërteta, por reagimi ndaj këtij artikulli, bëhet për shkak të përmendjes së fjalës shantazh, pa vend dhe implikimin me një kontest jashtë temës.

 

Për shpifje, Milaim Zeka, është paditur në Gjykatë dhe duhet të dëshmoj supozimet e tilla, që ishin e kundërta , ishin shantazh ndaj Ramiz Lladrovcit.

 

Andaj, Drenicasot, të ruaj objektivitetin dhe të mos bëhet palë në dezinformimin e opinionit.

 

Me nderime!

Zyra e Informimit – Komuna e Drenasit