Republika e Kosoves

Gllogoc

Shënohet dita botërore e HIV Aids në Drenas

2018/11/30 - 4:47

Shënohet dita botërore e HIV Aids në Drenas

Në kuadër të shënimit të ditës botërore të HIV Aids, ekipi për zhvillim të vazhdueshëm profesional në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” në Drenas, kanë mbajtur një ligjëratë vetëdijesuese në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Xheladin Gashi-Plaku” në Komoran me nxënësit e klasave të IX.

Ky aktivitet informues me rastin e shënimit të ditës botërore të HIV Aids është mbajtur për t’i vetëdijesuar dhe ndërgjegjësuar të rinjtë e Komunës së Drenasit për sensibilizimin dhe parandalimin e kësaj dukurie negative.