Republika e Kosoves

Gllogovc

Shënohet muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, kryetari Lladrovci viziton QKMF-në

2022/10/04 - 8:44

Shënohet muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, kryetari Lladrovci viziton QKMF-në
Me rastin e fillimit të fillimit të Muajit të ndërgjegjësimit për rrezikun nga kanceri i gjirit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Shemsije Lladrovci, drejtori i DSHMS-së, Dr. Arsim Haxhiu, drejtoreshën e Qendrës për Promovimin e Drejtave të Grave, Kadire Tehiraj, anëtaren e QPDG-së, Eronita Brahimi, shefen e kabinetit, Enkela Dema dhe Udhëheqësin e Zyrën për Komunikim, Bekim Dobra, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas “Dr.Hafir Shala”.
Me rastin e vizitës në QKMF, kryetari Lladrovci ka vizituar stafin e kësaj qendre dhe ka thënë se kanceri i gjirit është vrasës tinëzar që rrezikon nënat, motrat dhe gratë, ndaj zbulimi i hershëm i tij, shpëton jetë.
“Ftoj të gjitha gratë, të bëjnë kontrolle sistematike, të këshillohen me mjekun dhe të kenë kujdesin e duhur për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit, ofron mundësi për ta mundur sëmundjen” ka thënë kryetari Lladrovci.
Lladrovci gjatë kësaj vizite ka theksuar se nga Drejtori për Shëndetësi dhe QKMF-ja, ka kërkuar që gjatë tetorit dhe tërë vitit të ketë ndërgjegjësim jo vetëm për rrezikun nga kanceri i gjirit, por edhe mënyra dhe procedurat e këtij ekzaminimi. Procedurat për kontrollin e kancerit të gjirit duhet të jenë të njohura në rrjetet sociale, faqen zyrtare të komunës dhe mundësisht edhe në media lokale.
Muaji tetor është muaji i fushatës ndërkombëtare që ka për qëllim sensibilizimin dhe ndërgjegjësimi për zbulim të hershëm, trajtim të kancerit të gjirit dhe për kujdes shëndetësor të grave dhe vajzave në gjithë botën.