Republika e Kosoves

Gllogovc

Sqarim për qytetarët e Komunës së Drenasit

2018/07/05 - 4:01

Sqarim për qytetarët e Komunës së Drenasit

 

Komuna e Drenasit, ndjen për obligim të njoftoj të gjithë qytetarët e saj për procedurat e Parkut të Biznesit “Drenasi 2”.

 

Krijimi i zonës ekonomike, përball Parkut të Biznesit në Korroticë të Epërme, ka filluar shumë kohë me parë, gjë qe nuk lidhet me udhëheqjen e tanishme të MTI-së, dhe se tentimet për marrjen e meritave, nuk janë gjë tjetër, pos për qëllime politike dhe favorizuese.

 

Komuna e Drenasit mbetet e përkushtuar për aftësimin sa me parë të Qendrës së re të Biznesit (Drenasi 2), shtimit të ri të vendeve të reja të punës dhe lehtësimit maksimal ligjor e të berit biznes.

 

Ndërsa sa i përket ndërtimit të Shkollës (Qendrës) Profesionale, për aftësim profesional, Komuna e Drenasit ne bashkëpunim me Ministrin e Arsimit, konkretisht, kryetari Ramiz Lladrovci dhe ish-ministri i MASHT-it, Arsim Bajrami ne takimin e muajit Shkurt të vitit 2017 janë dakorduar dhe e kanë nisur këtë procedurë për ndërtimi kësaj shkolle ( qendre ).

 

Sipas procedurave, kryetari ka dorëzuar propozim vendimin në Kuvend për caktimin e lokacionit për ndërtimin e kësaj shkolle dhe në mbledhjen e muajit Mars të vitit 2017, është marr vendim në Kuvend për caktimin e lokacionit. Ky lokacion është vendosur në Qendër të Komoranit (ish-Fusha e Futbollit).

 

Pas kësaj procedure, Kryetari Lladrovci dhe Sekretari i Ministrisë së Administratës Publike, Arton Berisha, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit për ndërtimin e Shkollës (Qendrës) Profesionale në Komoran dhe se në Ministrinë e Administratës Publike, ky projekt është në proces të vlerësimit.

 

Po ashtu Komuna ka memorandume bashkëpunimi me kompanitë e biznesit të vendosura në Parkun e Biznesit dhe me ndërmarrjen e Ferronikelit për aftësime praktike profesionale.

 

Për hir të korrektësisë, ne ju paraqesim Marrëveshjen e Mirëkuptimit, linkun e takimit me ish-ministrin Bajrami si dhe vendimin e Kuvendit të Komunës për caktimin e lokacionit për ndërtimin e shkollës.

 

http://www.ekonomiaonline.com/nacionale/komuna/masht-jep-2-milione-e-per-ndertimin-e-shkolles-profesionale-ne-komoran/