Republika e Kosoves

Gllogoc

Të gjitha rrugët në Drenas janë të kalueshme

2019/01/11 - 4:16

Të gjitha rrugët në Drenas janë të kalueshme

Komuna e Drenasit, njofton të gjithë qytetarët e Komunës  se të gjitha rrugët janë të kalueshme. Drejtoria e Shërbimeve Publike, përkatësisht drejtoresha Lumnije Krapi se bashku me gjithë ekipin, organin mbikëqyrës, menaxheret dhe operatorët ekonomik të kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve, kanë inspektuar gjitha rrugët në Komunën e Drenasit.

Të gjitha rrugët në Drenas janë të kalueshme, mirëpo tani Operatorët Ekonomik do të vazhdojnë ne hedhjen e kripës dhe zhavorit për të qenë rruga më lehtë e kalueshme dhe të mos ngrihen nga temperaturat e ulëta.

Operatorët Ekonomik edhe gjatë orëve të natës kanë qenë ne terren duke bërë pastrimin e borës dhe duke i hapur rrugët. Lusim të gjithë qytetarët të cilët kanë kërkesa e ankesa të kontaktojnë në numrat e organit mbikëqyrës;

Në loton e parë Operatori Ekonomik është N.N “Shkëmbi” është i obliguar të mbikëqyrë rrugët në qytetin e Drenasit (komplet me trotuar dhe parkingje), Çikatovë e Re, Çikatovë e Vjetër, Gllanasellë, Likoshan, Gradicë, Godanc, Dobroshec, Gllobar, Tërstenik I dhe II, Vërboc, Polluzhë, Shtuticë, Damanek, Baicë, Tërdec dhe Abri e Epërme, dhe organ mbikëqyrës është Sejdi Kozhani, që mund ta kontaktoni në këtë numër për kërkesat emergjente, 049 978 949.

Ndërsa loton e dytë është Operatori “A&S & Fer Petrol” dhe ka për obligim të mirëmbaj rrugët në këto fshatra; Komoranin I, II, III dhe IV, Poklek i Ri dhe i Vjetër, Vasilevë, Shtrubullovë, Krajkovë ( deri në Potërrk), Korroticë e Epërme, Korroticë e Ulët, Zabel i Epërm, Zabel i Ulët, Sankoc, Fushticë e Eperme, Fushticë e Ulët, Nekoc, Kizhnarek, Llapushnik, Vukoc, Arllat, Bytyç, Gjergjicë, Negroc, Vuçak dhe organ mbikëqyrës është Vehbi Jashari, me këtë numër të telefonit 049 978 948.

Drejtoresha e DSHPE –së , Lumnije Krapi fton dhe njëkohësisht falënderon të gjithë qytetarët që të jenë bashkëpunues me Operatorët Ekonomik të kontraktuar dhe organin mbikëqyrës dhe kërkojmë të jenë të mirëkuptueshëm gjatë kësaj sezone.