Republika e Kosoves

Gllogovc

Të martën shënohet 22 vjetori i rënies së Heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci dhe dëshmorëve tjerë të renë në këtë ditë

2020/09/21 - 1:19

Të martën shënohet 22 vjetori i rënies së Heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci dhe dëshmorëve tjerë të renë në këtë ditë
Më rastin e shënimit të 22 vjetori të rëniës së heronjve të kombit, Fehmi Lladrovci, Xhevë Krasniqi – Lladrovci dhe dëshmorëve tjerë të renë më 22 Shtator të vitit 1998, më datën 22.09.2020 (e martë) duke filluar nga ora 10:00 në sheshin “Fehmi Lladrovci” do të behën homazhe pranë shtatoreve të tyre dhe do të vendosen buqeta lulesh. Pastaj homazhet do të vazhdojnë edhe në varrezat e dëshmorëve të fshatit Gllanasellë.
Në shënimin e kësaj date, 22 vjetorit të rënies së heronjve, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe stafi i tij, do të marrin pjesë në homazhet e organizuara nga Komisioni për Komunal për Shënimin e Eventeve.