Republika e Kosoves

Gllogoc

Testi “PISA 2022” është mbajtur sot edhe në Komunën e Drenasit, këtë vit ishin të përfshira 10 institucione edukativo- arsimore

2022/05/17 - 4:02

Testi “PISA 2022” është mbajtur sot edhe në Komunën e Drenasit, këtë vit ishin të përfshira 10 institucione edukativo- arsimore
Këto ishin shkollat të cilat ishin të përfshira në vlerësimin ndërkombëtar “PISA 2022”, me gjithsejt 151 nxënës të përfshirë :
Gjimnazi “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”
Shkolla e Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci”
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Dëshmorët e Qëndresës”
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Fehmi e Islam Kastrati”
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Bajram Curri”
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Halil Bajraktari”
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Shaban Polluzha”
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Naim Frashëri”
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Gani Sylaj”
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Drenasit, Muhamet Gjoka bashkë me zyrtarë të Drejtorisë në fjalë, ishin për vizitë në disa nga institucionet e lartcekura ku shikuan nga afër mbarëvajtjen e procesit.
Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) është një vlerësim ndërkombëtar i aftësive dhe njohurive të 15-vjeçarëve. PISA vlerëson performancën e nxënësve mbi detyrat e jetës reale që konsiderohen të rëndësishme për pjesëmarrje efektive në shoqërinë e të rriturve dhe për mësimin gjatë gjithë jetës.
Lëndët në të cilat përfshihen nxënësit në Test për t’u vlerësuar janë shkrim-lexim, matematikë dhe shkencë. Në vitin 2021, matematika do të jetë fusha kryesore, dhe një faqe e re interaktive përshkruan kornizën e azhurnuar të matematikës PISA.