Republika e Kosoves

Gllogoc

Thirret Komiteti për Politikë e Financa

2018/12/06 - 4:58

Thirret Komiteti për Politikë e Financa

Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit z. Labinot Halilaj, me dt: 13/12/2018 (ditë e enjte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës:

THËRRET

Mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa

Mbledhja do të këtë për rend dite:

1. Procesverbali i mbledhjes së datës: 19/11/2018.
2. Plani i Punës i Kuvendit Komunal për vitin 2019
3. Shyqrtimi i raportit të Planit të Integritetit dhe Menaxhimit të Rreziqeve
4. Propozim Vendim për vazhdimin e dhënies në menaxhim-shfrytëzim të përkohshëm të parkingut të automjeteve që gjendet në hapësirat e stacionit e autobusëve, Shoqatave të dala nga Lufta.
5. Propozim vendim për inicimin e themelimit të teatrit të qytetit
6. Të ndryshme.