Republika e Kosoves

Gllogoc

Thirret mbledhja e KKSB-së

2022/05/05 - 8:49

Në bazë të  Udhëzimit Administrativ nr. 27/2012 MPB- 03/2012 MAPL për Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi, përkatësisht  nenit 9, pika 1.3, dhe Vendimit nr. 12-030-786, të datës 04.01.2018, të Kuvendit Komunal, thirret  mbledhja e rregullt e  Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), dhe në emër të Kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci, ju drejtojmë këtë:

FTESË

Për anëtarin/ën _________________________, nga  ________________________

që të marrë pjesë në mbledhjen e  rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), lidhur me zhvillimet në Komunën e Drenasit.

Mbledhja e rregullt do të mbahet më datën 13.05.2022, ditë e premte, me fillim në orën 14:00, në Sallën e Kuvendit në Drenas.

 

Rendi i ditës:

 

  1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së: https://kk.rks-gov.net/gllogoc/ëp-content/uploads/sites/10/2022/03/Procesverbali-i-KKSB-se-dhe-ftesa-e-dates-15.03.2022.pdf

 

  1. Situata me zjarret fushore dhe malore në komunën e Drenasit

 

  1. Të ndryshme