Republika e Kosoves

Gllogoc

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

2022/05/13 - 3:19

Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit z. Milaim Hajdari, me dt. 20.05.2022 (e premte) duke filluar në ora 10:00, thërret mbledhjen e radhes të Komitetit për Politikë dhe Financa takimi do të mbahet në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës.

THËRRET

Mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa

Mbledhja do të këtë për rend dite :

1. Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa i mbajtur më dt. 20.04.2022.
2. Propozim Vendim për formimin e Komisionit Komunal të Aksionareve për Ndërmarrjen Publike “Pastrimi’’.
3. Propozim Vendim për nisjen e proceduarve për themelimin e ndërmarrjes publike lokale, (NPL) në Drenas .
4. Të ndryshme.