Republika e Kosoves

Gllogoc

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

2022/09/14 - 10:04

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit z. Milaim Hajdari, me dt. 21.09.2022 (e mërkurë) duke filluar në ora 10:00, në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës.
Mbledhja do të këtë për rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa i datës 24.08.2022.
2. Raporti i dëgjimeve publike për listën e projekteve kapitale për buxhetin e vitit 2023 dhe projeksioneve për vitet 2024-2025.
3. Propozim Vendim i Buxhetit të Komunës së Drenasit për vitin 2023-2025.
4. Propozim vendim për formimin e Komisionit të ankesave i cili do të shqyrtoj ankesat e palëve në procedurën e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës.
5. Propozim vendim për formimin e komisionit komunal të aksionarëve për NPL Stacioni i Autobusëve SH.A – Gllogoc.
6. Propozim vendim- Me ketë propozim vendim kërkohet që automjetet zyrtare të QKMF “Dr. Hafir Shala” Drenas, si dhe automjetet e Qendrës për punë sociale- Drenas, të kalojnë në pronësi të Komunës së Drenasit.
7. Plani i Implementimit të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit.
8. Të ndryshme.