Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Gllogoc

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

2022/11/10 - 3:23

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit, Milaim Hajdari, me datë 17.11.2022 (e enjte ) duke filluar në ora 10:00, në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës, thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë Financa.
Mbledhja do të këtë për rend dite
1. Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa i mbajtur më datë
20.10.2022.
2. Draft Propozim Plani i Veprimit për vitin 2023-2024, të Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal 2020-2024.
3. Propozim Vendim për caktimin e normave tatimore për Tatimin në Pronën e Paluajtshme për vitin 2023.
4. Të ndryshme.