Republika e Kosoves

Gllogovc

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

2019/01/11 - 4:27

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit Labinot Halilaj, me dt: 18/01/2019 (ditë e premte) duke   filluar në ora 10:00 në  sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës:

Mbledhja do të këtë për rend dite:

  1. Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa të datës: 13.12.2018.
  2. Raporti Financiar i zhvillimit të Buxhetit janar-dhjetor 2018
  3. Propozim vendim për Aprovimin e Programit Komunal tre vjeçar për Banim për periudhën 2019-2021
  4. Propozim vendim për Plotësim Ndryshimin e Rregullores Komunale për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së Organizatave të Biznesit në Komunën e Drenasit.
  5. Të ndryshme