Republika e Kosoves

Gllogoc

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

2023/03/10 - 4:22

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

 

Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të  Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të   Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit, Milaim Hajdari, me datë 17.03.2023

(e premte ) duke filluar në ora 10:00, në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës, thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa

                                             

 

 Mbledhja do të këtë për rend dite:

                                                    Rend dite:

 

  1. Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa i mbajtur më dt.

16.02.2023.

  1. Propozim vendim për formimin e komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të palëve për emërtim të rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike në Komunën e Drenasit.
  2. Propozim vendim për caktimin e anëtareve të komisionit përzgjedhës për drejtor dhe zëvendësdrejtor në Institucionet Publike Edukativo-Arsimore të Komunës së Drenasit.
  3. Propozim vendim për këmbimin e pjesëve të njësive kadastrale në zonën kadastrale në Çikatovë të Vjetër dhe Gllogoc, për projektin e rregullimit të ngrohtores së qytetit të Drenasit.
  4. Të ndryshme.