Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa
2024/06/14 - 3:53
Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa
Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, në mungesë të kryesuesit mbledhjen e thërret anetari më i vjeter i zgjedhur i Kuvendit të Komunës, me dt. 21.06.2024 (e premte) duke filluar në ora 10:00, në sallën e Bordit të Komunës, thirret mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mbledhja do të këtë për rend dite
- Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa i mbajtur më dt. 23.05.2024.
- Korniza afatmesme buxhetore 2025-2027.
- Propozim vendim për ndarjen e parcelës kadastrale 326-4 Çikatovë e Re, për ndërtimin e objektit për persona me aftësi të kufizuar.
- Plotësim ndryshim i vendimit 02.030/01-16028 i dt.29.03.2024 për plotësim ndryshimin e Statutit të Komunës së Drenasit lidhur me emërtimin kompetencat dhe përgjegjësitë e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.
- Draft-Strategjia për Zhvillimin dhe Fuqizimin e Rinisë në Komunën e Drenasit 2024-2029.
- Informim i Kuvendit Komunal per aktivitetet e gjashtëmujorit të parë 2024 të KKSB-së.
- Të ndryshme.