Republika e Kosoves

Gllogovc

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa

2020/02/13 - 7:24

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa

Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit, Labinot Halilaj, me datën 20.02.2020 (e enjte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë e Financa.

Mbledhja do të këtë për rend dite:

1. Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa të datës 24.01.2020.
2. Propozim Vendim për miratimin e Propozimit Profesional për Shpalljen e Lokalitetit të Boshtrës (Forsythia europaea) në Golesh si monument i mbrojtur i natyrës për arealin e kësaj bime (Sankoc) në pjesën e Komunës së Gllogocit.
3. Rregullore për Organizimin e Punës në institucionet Edukativo-Arsimore në Komunën e Drenasit.
4. Raporti vjetor i punës së Kryetarit dhe Qeverisjes Lokale për vitin 2019.
5. Propozim vendim për miratimin e Statutit të ri të QKMF-së Drenas.
6. Të ndryshme.