Republika e Kosoves

Gllogoc

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa

2021/01/15 - 4:58

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa

Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të rregullores së punës të Kuvendit, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Drenasit, Labinot Halilaj për datën 22.01.2021 ( e premte ) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Mbledhja do të mbahet me këtë rend dite;

  1. Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë e Financa i datës 21.12.2020
  2. Raporti Financiar i zhvillimit të buxhetit janar-dhjetor 2020
  3. Raporti vjetor i Komiteteve Konsultative për vitin 2020;

a)Komiteti për Persona me Aftësi të Kufizuara

  1. b) Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport
  2. c) Komiteti për Zhvillim Ekonomik Mbrojtje të Ambientit, Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
  3. d) Komiteti për Barazi Gjinore
  4. Të ndryshme