Republika e Kosoves

Gllogoc

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa

2019/03/12 - 5:09

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa

Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit Labinot Halilaj, me datën 19.03.2019 (ditë e martë) duke  filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të Drejtorëve të Komunës:

 

Thërret mbledhjen e Komitetit për Politikë e Financa

 

Mbledhja do të ketë për rend dite:

 

  1. Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa të datës: 20.02.2019
  2. Propozim vendim për aprovimin e Programit Komunal tre vjeçar për banim për periudhën 2019-2021, i plotësuar.
  3. Propozim vendim për plotësimin e komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të palëve për emërim të rrugëve, rrugicave dhe vendeve tjera publike në Komunën e Drenasit.
  4. Propozim vendim për formimin e Panelit Përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e Komitetit Konsultativ Komunal për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport.
  5. Propozim vendim për formimin e Panelit Përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e Komitetit Konsultativ Komunal për Zhvillim Ekonomik, Mbrojtje të Ambientit, Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
  6. Propozim vendim për rritjen të hyrave vetanake për vitin 2018.
  7. Propozim vendim për bartjen e të hyrave vetanake.
  8. Propozim vendim për formimin e ndërmarrjes publike, nga ish NP “KosovaTrans”, në ndërmarrje Publike Lokale, Stacioni k Autobusëve – Gllogoc, Shoqëri Aksionare.
  9. Të ndryshme.