Republika e Kosoves

Gllogovc

Thirret mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa

2018/07/11 - 3:56

Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokalë, nenit 42 pika 42.2 të    Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës të Drenasit z. Labinot Halilaj për datën 18.07.2018  duke filluar në ora 10:00 në sallën e Bordit të Drejtorëve.

Mbledhja do të ketë për rend dite;

  1. Proces verbali i mbledhjes së datës 18.06.2018.
  2. Raporti financiar Prill-Qershor 2018.
  3. Ridestinimi i mjeteve të projektit eliminimi i qeneve endacak me vlerë prej 10.000 €, në projektin për rregullimin e Tregut të Gjelbert.
  4. Propozim Vendim për formimin e komisionit të ankesave, i cili do të shqyrtoj ankëkesat e palëve në procedurë e dhënies së pronës se palujteshme komunale në shfrytëzim.
  5. Ridestimi i mjeteve nga Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit.

Të ndryshme.