Republika e Kosoves

Gllogoc

Thirret mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Drenas

2021/04/07 - 7:00

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për të diskutuar çështje të ndryshme me interes që bien në fushëveprimin e KKSB-së.

Pikat e rendit të ditës janë:

  1. Procesverbali i mbledhjes së fundit të mbajtur më 05.02.2021,
    Linku: https://kk.rks-gov.net/gllogoc/wp-content/uploads/sites/10/2021/02/Procesverbali-i-Mbledhjes-se-KKSB-se-05.02.2021-orari-dhe-plani-i-punes.pdf
  2. Njoftim për situatën epidemiologjike në Komunën e Drenasit dhe vaksinimin e stafit shëndetësor;
  3. Informim lidhur për masat e reja kufizuese dhe përgatitjet për mësimin në distancë;
  4. Diskutim për qentë endacakë;
  5. Të ndryshme.

Mbledhja e KKSB-së do të mbahet më datën 14.04.2021 (e mërkurë) duke filluar nga ora 14:00 në Sallën e Kuvendit dhe ftohen të gjithë anëtarët e KKSB-së të marrin pjesë për të diskutuar këto çështje.