Republika e Kosoves

Gllogoc

Thirret mbledhja e rregullt  e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Drenas

2019/07/07 - 3:18

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për të diskutuar çështje të ndryshme me interes që bien në fushëveprimin e KKSB-së.

Pikat e rendit të ditës janë:

  1. Procesverbali i mbledhjes se rregullt të KKSB-së të mbajtur me 02.05.2019
  2. Diskutim lidhur me mërgimtarët (ofrimi i shërbimeve, sigurisë, ngjarjeve kulturore etj.);
  3. Diskutim lidhur me parandalimin e keqpërdorimit të ujit të pijes;
  4. Diskutim lidhur me fushatën e korrje-shirjeve dhe masave për parandalimin për djegien e hamulloreve;
  5. Te ndryshme.

Mbledhja e KKSB-së do të mbahet më datën 15.07.2019 duke filluar nga ora 14:00 në sallën e mbledhjeve të Bordit të Drejtorëve dhe ftohen të gjithë anëtarët e KKSB-së të marrin pjesë për të diskutuar këto çështje.