Republika e Kosoves

Gllogoc

Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendi të Komunës

2022/07/20 - 6:21

Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendi të Komunës

 

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z. Milaim Hajdari, më datë: 27.07.2022 (e Mërkurë) duke filluar në ora 10:00  në sallën e Kuvendit të Komunës.

 

Mbledhja do të ketë për rend dite:

 

  1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KK  i mbajtur më dt. 24.06.2022.
  2. Raporti Financiar Janar-Qershor 2022.
  3. Propozim vendim për miratimin paraprak të vendimit për dhënien e pronave të paluajtshme të Komunës së Gllogocit në shfrytëzim afatgjatë personave fizik/juridik (për 99 vite).
  1.    Informimi i Kuvendit Komunal për aktivitetet e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
  2.      Propozim vendim për ndërrimin e statutit të Institucionit Arsimor Publik  Parauniversitar- Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale (SHMPL)”Fehmi Lladrovci”të  kaloj në Institucion për Arsim dhe Aftësim Profesional (IAAP)
  1.     Propozim vendim për ndarjen e mjeteve.
  2.     Propozim vendim për rialokimin e mjeteve financiare nga mbetjet e projekteve kapitale brenda kategorisë.
  1.      Draft Rregullore për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me Fshatrat, vendbanimet dhe Lagjet urbane në Komunën e Drenasit.
  1.    Propozim vendim bartja e mjeteve financiare nga kategoria rezerva.
  2. Të ndryshme.