Republika e Kosoves

Gllogoc

Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës

2020/09/16 - 1:39

Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës

 

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 36, 41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 3 pika 3.7 dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Komunës së Drenasit, Labinot Halilaj, me datë 23.09.2020 (e mërkurë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës.

 

THËRRET

Mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës

 

Mbledhja do të këtë për rend dite:

 

  1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komuna i datës 31.08.2020.
  2. Propozim vendim për këmbimin e njësive të ndërtesave (banesave) në zonën kadastrale në Drenas
  3. Propozim vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik të pronave të paluajtshme (njësive të ndërtesave-Banesat) në parcelën nr 743-1 në zonën kadastrale në Drenas
  4. Propozim vendim për shfuqizimin e vendimit për definimin dhe parcelizimin e të gjithave varrezave të cilat ndodhen në pronën komunale në Komunën e Drenasit
  5. Propozim vendim për caktimin e lokacionit për vendosjen e Bustit të Heroit të Kombit Fetah Kiqina
  6. Propozim vendim i Buxhetit të Komunës për vitin 2021 dhe parashikimi i buxhetit për vitet 2022-2023
  7. Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit
  8. Plani i implementimit të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit
  9. Raporti i Performancës Komunale për vitin 2019
  10. Të ndryshme