Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Gllogoc

Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës

2022/10/20 - 4:17

Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës

 

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale , nenit 36, 41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, kryesuesi i Kuvendit të Komunës. Milaim Hajdari me datën 27.10.2022 (e enjte) duke filluar nga ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.

 

Mbledhja do të këtë për rend dite:

 

  1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt i Kuvendit Komunal Drenas i datës 27.09.2022.
  2. Raporti Financiar Janar-Shtator 2022.
  3. Propozim vendim për formimin e Komisionit për strukturën organizative dhe funksionale të fshatrave dhe lagjeve urbane me qellim të organizimit dhe zgjedhjeve.
  4. Raport nga Drejtoria e Infrastrukturës Lokale për realizimin e Projekteve gjatë këtij viti dhe planifikimi për tre muajt e ardhshëm.
  5. Propozim vendim për shpalljen e Prof.Dr. Rexhep Meidani “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit.
  6. Propozim vendim për shpalljen e Prof.Dr. Alfred Moisiu “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit.
  7. Propozim vendim për shpalljen e Prof.Dr. Bamir Topi “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit
  8. Propozim vendim për shpalljen e SH.T.Z Prof.Dr. Bajram Begaj “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit.
  9. Propozim vendim për shpalljen e SH.T.Z. Edi Rama “Qytetar Nderi” i Komunës së Drenasit.
  10. Propozim vendim për shpalljen znj.Ana Roch “Qytetare Nderi” e Komunës së Drenasit.
  11. Të ndryshme.