Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Milaim Hajdari, më datë 24.11.2022 (e enjte) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal Drenas të datës 27.10.2022.
2. Draft Propozim Plani i Veprimit për vitin 2023-2024, të Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal 2020-2024
3. Propozim vendim për caktimin e normave tatimore për Tatimin në Pronën e Paluajtshme për vitin 2023
4. Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë prej nëntëdhjetë e nëntë (99) vite të pronës së paluajtshme të Komunës të personit fizik-juridik, Limit Project shpk, “Rinesa” shpk në parcelën kadastrale; P-70314035-00004-124, zona kadastrale Komoran.
5. Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë prej nëntëdhjetë e nëntë (99) vite të pronës së paluajtshme të Komunës të personit juridik Mehdi Gjoka, B.I “Fer Petrol” në parcelën kadastrale: P-70315052-00140-3-124, zona kadastrale Çikatovë e Re.
6. Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë prej nëntëdhjetë e nëntë (99) vite të pronës së paluajtshme të Komunës të personit fizik Blerim Kluna në parcelën:P-70314035-01981-0, zona kadastrale Komoran.
7. Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë prej nëntëdhjetë e nëntë (99) vite të pronës së paluajtshme të Komunës të personit fizik Habib Miftri në parcelën kadastrale: P-70314016-00034-0, në zonën kadastrale Korroticë e Epërme.
8. Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë prej nëntëdhjetë e nëntë (99) vite të pronës së paluajtshme të Komunës të personit juridik Rinesa shpk-Ideal Partners shpk, BM Group, Fer Petrol, Aktiv Residence, në parcelën kadastrale: P-70315016-2, zona kadastrale Gllogoc.
9. Raporti i performancës të Komunës së Drenasit për vitin 2021.
10. Të ndryshme.