Republika e Kosoves

Gllogovc

Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës

2018/07/18 - 3:52

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, neni 36,41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Labinot Halilaj, më datën 26.07.2018, ditë e enjte duke filluar në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës:

THËRRET
MBLEDHJEN E RREGULLT TË KUVENDIT TË KOMUNËS

Mbledhja do të ketë këtë:

Rend dite:

1. Procesverbali i mbledhjes të datës 18.06.2018.
2. Raporti financiar Prill-Qershor 2018.
3. Ridestinimi i mjeteve për projektet kapitale,eleminimi i qeneve endacak me vlerë prej 10.000 €, rregullimi i vend ndaljeve dhe mbulimi i tyre me vlerë5,414.80€, rregullimi i parkingjeve, 1,526.50€ për rregullimin e Tregut të Gjelbër.
4. Propozim Vendim për formimin e komisionit të ankesave, i cili do të shqyrtoj ankesat e palëve në procedurë e dhënies së pronës se palujteshme komunale në shfrytëzim.
5. Ridestinimi i mjeteve nga Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit.
6. Memorandum mirëkuptimi rreth shpalljes së bjeshkëve të Qyqavicës, zonë me interes të përgjithshëm.
7. Propozim vendim rregullore për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të fëmijëve në Komunën e Drenasit.
8. Të ndryshme.