Republika e Kosoves

Gllogoc

Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës

2023/03/17 - 3:29

Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës

 

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Milaim Hajdari, me datë:  24.03.2023, (e premte) duke filluar në ora 10:00  në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit.

 

 

Mbledhja do të ketë për rend dite:

 

 

  1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt i KK i mbajtur me dt. 23.02.2023.
  2. Propozim vendim për formimin e komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të palëve për emërtim të rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike në Komunën e Drenasit.
  3. Propozim vendim për caktimin e anëtareve të komisionit përzgjedhës për drejtor dhe zëvendësdrejtor në Institucionet Publike Edukativo-Arsimore të Komunës së Drenasit.
  4. Propozim vendim për këmbimin e pjesëve të njësive kadastrale në zonën kadastrale në Çikëtove të Vjetër dhe Gllogoc, për projektin e rregullimit të ngrohtores së qytetit të Drenasit.
  5. Propozim vendim për lënie në shqyrtim publik të projekt dokumentit të Planit Rregullues të hollësishëm për qendrën e qytetit-Gllogoc, i plotësuar.
  6. Propozim vendim për vënien në diskutim publik e rregullores për Bonuset e Zonimit, i plotësuar.
  7. Propozim vendim për miratimin e Raportit përfundimtar të Komisionit Komunal për vlerësimin e Dëmeve nga fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e tjera.
  8. Të ndryshme.