Republika e Kosoves

Gllogovc

Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës

2018/09/14 - 6:04

Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës

 

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z. Labinot Halilaj, më datë: 21.09.2018 (e premte) duke filluar në ora 10:00  në sallën e Kuvendit të Komunës thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit.

 

 

Mbledhja do të këtë për rend dite:

 

 

  1. Procesverbali i mbledhjes së datës: 26/07/2018.
  2. Propozim vendimi i buxhetit të Komunës për vitin 2019 dhe parashikimi i buxhetit 2020-2021.
  3. Raporti i punës të Kryetarit të Komunës Janar-Qershor 2018.
  4. Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës Komunale, Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Drenas .
  5. Ridestinimi i mjeteve nga Drejtoria për Planifikim Urban.
  6. Propozim vendim për formimin e Komitetit Konsultativ Komunal për Personat me Aftësi të Kufizuara.
  7. Propozim vendim për rritjen e të hyrave vetanake për vitin 2018.
  8. Propozim vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik të pjesës se ngastrës kadastrave nr. 2358, e cila është pasuri shoqërore e mirëmbajtës se pyjeve zona kadastrave Arllat.
  9. Propozim vendim për ndërtimin e qendrës edukativo-kulturore në pjesën e parcelës 782-0 dhe pjese e parcelës 768-1 në zonën kadastrale në Drenas.
  10. Të ndryshme.